Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prishtinë-Pejë, ku dy makina janë aksidentuar. Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë katër persona janë plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident. “Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur […]

Dhjetor 13, 2023 - 22:33
 0
Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prishtinë-Pejë, ku dy makina janë aksidentuar.

Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë katër persona janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.