Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen

Shkurt 11, 2024 - 13:23
 0
Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një 40-vjeçareje dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.