Aksident i rëndë në Pejë/Makina përplas dy fëmijë të mitur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një automjet ka përplasur sot dy fëmijë të mitur. Sipas mediave të Kosovës, një nga fëmijët është dërguar në Spitalin e Prishtinës për shkak se gjendja e tij është më e rënduar. Ndërkohë fëmija tjetër mësohet se po merr mjekim në spitalin e Pejës. “Një person […]

Prill 7, 2024 - 18:45
 0
Aksident i rëndë në Pejë/Makina përplas dy fëmijë të mitur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një automjet ka përplasur sot dy fëmijë të mitur.

Sipas mediave të Kosovës, një nga fëmijët është dërguar në Spitalin e Prishtinës për shkak se gjendja e tij është më e rënduar.

Ndërkohë fëmija tjetër mësohet se po merr mjekim në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësorë. Njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.