Aksident i rëndë në Qukës, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Paraprakisht […]

Tetor 16, 2023 - 09:15
 0
Aksident i rëndë në Qukës, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.