Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina, të paktën dy të plagosur

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Rrugën e Kombit. Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë. Deri në këto momente bëhet me dije se […]

Dhjetor 11, 2023 - 08:11
 0
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina, të paktën dy të plagosur

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Rrugën e Kombit.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë.

Deri në këto momente bëhet me dije se dy persona janë plagosur nga aksidentit, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident, teksa nuk përjashtohet dhe ngrica në rrugë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.