Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, lëndohet efektivi i policisë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kesaj të enjteje në rrugën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Gajush. Burime për Vizion

Maj 30, 2024 - 16:45
 0
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, lëndohet efektivi i policisë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kesaj të enjteje në rrugën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Gajush.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një mjet i tonazhit të rëndë trajler.

Si pasojë e përplasjes mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i makinës, shtetasi Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Policia e Lezhës njofton se punonjësi i policisë po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë per zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policise

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.