Aksident i rëndë në Serbi, 1 i vdekur dhe 37 të lënduar pas përplasjes së autobusit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi mëngjesin e sotëm. Nga përplasja e autobusit në afërsi të Mlladenovcit ka humbur jetën shoferi

Maj 29, 2024 - 11:35
 0
Aksident i rëndë në Serbi, 1 i vdekur dhe 37 të lënduar pas përplasjes së autobusit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi mëngjesin e sotëm.

Nga përplasja e autobusit në afërsi të Mlladenovcit ka humbur jetën shoferi i një veture, ndërsa në spital kanë përfunduar 37 persona, katër prej të cilëve janë lënduar rëndë, mëson Tanjug.

Disa nga të plagosurit pritet të dërgohen në spitale të tjera, dhe shumica kanë lëndime në kokë.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar ka vizituar të lënduarit në Qendrën Emergjente./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.