Aksident i rëndë në Tepelenë, përfshihen tre automjete, raportohet për një viktimë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit

Mars 17, 2024 - 20:35
 0
Aksident i rëndë në Tepelenë, përfshihen tre automjete, raportohet për një viktimë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Si pasojë e përplasjes ka ngelur i vdekur në vend një prej drejtuesve të mjeteve ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastres për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.