Aksident i rëndë pranë Kryeministrisë në Tiranë, makina përplas në trotuar çiftin e të rinjve

Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca […]

Nëntor 5, 2023 - 15:35
 0
Aksident i rëndë pranë Kryeministrisë në Tiranë, makina përplas në trotuar çiftin e të rinjve

Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia. Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar ne trotuar, duke përplasur çiftin. Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.