Aksident i trefishtë në Dimal, plagosen dy nga shoferët, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit.Tre mjetet: Renault me targa AA 681 RY,Volswagen me targa AB

Janar 11, 2024 - 16:07
 0
Aksident i trefishtë në Dimal, plagosen dy nga shoferët, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit.Tre mjetet: Renault me targa AA 681 RY,Volswagen me targa AB 452 BK dhe Audi AA 200 RU janë përplasur me njëra-tjetrën,duke qarkulluar në sense të këndërta.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar,ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e venngjarjes,për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve,në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.