Aksident i trefishtë në Fier, plagosen dy shoferët

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin Fier- Seman , në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas informacioneve paraprake, tre

Shkurt 3, 2024 - 18:34
 0
Aksident i trefishtë në Fier, plagosen dy shoferët

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin Fier- Seman , në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit teksa po marrin ndihmën mjekësore por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.