Aksident i trefishtë në Lushnjë, parakalimi i gabuar i njërës prej makinave merr para dy të tjerat

Tre automjete janë perfshirë në aksident në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjes. Gazetari i Vizion Plus Ilmi Saliaj bën me dije se

Janar 4, 2024 - 14:06
 0
Aksident i trefishtë në Lushnjë, parakalimi i gabuar i njërës prej makinave merr para dy të tjerat

Tre automjete janë perfshirë në aksident në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjes.

Gazetari i Vizion Plus Ilmi Saliaj bën me dije se nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të shumta.

Sipas policise shkak i këtij aksidenti është bërë parakalimi i gabuar. Mjeti tip Fiat është përplasur për ballë me mjetin tip Seat dhe Golf në përpjekje për parakalim.

Drejtuesi i mjetit nuk ka llogaritur saktë distancën gjatë parakalimit duke shkaktuar përplasjen. Tre drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident po merren në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e tij./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.