Aksident masiv në Durrës, të paktën tetë të plagosur

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Plepave, aty ku 4 makina u përplasën më njëra-tjetrën. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, mes të lënduarve, 3 janë fëmijë. Duke cituar burime nga policia, gazetarja thotë […]

Maj 25, 2024 - 21:35
Maj 26, 2024 - 14:30
 0
Aksident masiv në Durrës, të paktën tetë të plagosur

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Plepave, aty ku 4 makina u përplasën më njëra-tjetrën.

Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, mes të lënduarve, 3 janë fëmijë. Duke cituar burime nga policia, gazetarja thotë se asnjë prej të lënduarve nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e ambulancës dhe policisë. Kjo e fundit, përveç hetimeve për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të shumëfishtë, ndërhyri edhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.