Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, motori përplaset me kamionçinën

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit Symizë.   Burime të policisë

Shtator 27, 2023 - 11:55
 0
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, motori përplaset me kamionçinën

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit Symizë.

 

Burime të policisë rrugore pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se të dyja mjetet kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës.

 

Ka qënë drejtuesi i motorit ai që ka goditur nga mbrapa mjetin kamionçinë duke mbetur i plagosur. Policia nuk e përjashton mundësinë që drejtuesi i motorit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara aq sa e ka pasur të pamundur të shmangë goditjen në mjetin që ka patur përpara në momentin e përplasjes.

 

Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thanë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po heton për shkaqet e ketij aksidenti, aq më tepër që në atë segment ka kufizim të shpejtësisë për gjithë llojet e mjeteve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.