Aksident në aksin Burrel-Klos, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Burrel – Klos. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në

Janar 25, 2024 - 16:32
 0
Aksident në aksin Burrel-Klos, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Burrel – Klos. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur Shulbatërr në afërsi të urës së fshatit Mishtër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se tre persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së fortë të automjeteve. Dy persona ndodheshin në njërin nga automjetet dhe tjetri në mjetin tjetër.

Personat e plagosur janë dërguar për asistencë mjekësore në spital ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.