Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy shoferët

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marteje në aksin rrugor Fier-Levan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri

Tetor 17, 2023 - 17:20
 0
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy shoferët

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marteje në aksin rrugor Fier-Levan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri nga mjetet ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmë mjekësore.

 

 

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.