Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Vdes 73-vjeçari

Një 73-vjeçar ka humbur jetën, pas një aksidneti automobilistik në aksin Korçë-Pogradec.   Policia njofton se pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”,

Shtator 5, 2023 - 18:40
 0
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Vdes 73-vjeçari

Një 73-vjeçar ka humbur jetën, pas një aksidneti automobilistik në aksin Korçë-Pogradec.

 

Policia njofton se pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç. Si pasojë e kësaj, ky i fundit ka ndërruar jetë.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.