Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 5 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Dy makina, njëri tip “Ford” e tjetri “Porsche”, janë përplasur. Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Katër prej tyre kanë qenë në mjetin “Ford” dhe kanë marrë lëndime më të shumta. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas asaj që ka mësuar […]

Shkurt 25, 2024 - 10:54
 0
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 5 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Dy makina, njëri tip “Ford” e tjetri “Porsche”, janë përplasur.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Katër prej tyre kanë qenë në mjetin “Ford” dhe kanë marrë lëndime më të shumta. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Martin Marku, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë mjeti tip “Ford”. Shoferi i saj ka tentuar të futet në rrugë duke shkaktuar edhe përplasjen.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë pasi mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.