Aksident në aksin Pogradec-Drilon, lëndohen 4 persona, zbardhen detajet e para

Aksident me katër të lënduar është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”. Sipas policisë rrugore, automjeti me drejtuese shtetasen N. S.,

Qeshor 1, 2024 - 21:45
 0
Aksident në aksin Pogradec-Drilon, lëndohen 4 persona, zbardhen detajet e para

Aksident me katër të lënduar është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”.

Sipas policisë rrugore, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë të cilet ishin në të dy mjetet. Burime nga spitali i Pogradecit bëjnë me dije se katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti që duhet thënë se nuk është  i pari në këtë segment rrugor. Paraprakisht policia rrugore tha se njëri nga drejtuesit e mjeteve ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara në atë segmet rrugor me levizje të shumta në këtë stinë turistike.

Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.