Aksident në aksin rrugor Deçan-Pejë, katër të lënduar

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti  të ndodhur të dielën në aksin rrugor Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Raushiq. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit. “Dy [...]Read More...

Tetor 29, 2023 - 14:20
 0
Aksident në aksin rrugor Deçan-Pejë, katër të lënduar

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti  të ndodhur të dielën në aksin rrugor Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Raushiq.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.

“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri tek aksidenti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.