Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Makina përplaset me motomjetin: Plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se në afërsi të nënkalimit të Novoselën automjeti me targa AA285SM është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon […]

Gusht 7, 2023 - 19:35
 0
Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Makina përplaset me motomjetin: Plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se në afërsi të nënkalimit të Novoselën automjeti me targa AA285SM është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:40, në qëndër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.