Aksident në Berat, motorri përplas turisten nga Nepali, transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë bashkë me shoferin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,tek Ura e Varur. Një motorr,me targa BP 293,duke qarkulluar nga ulliri

Qeshor 5, 2024 - 17:35
 0
Aksident në Berat, motorri përplas turisten nga Nepali, transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë bashkë me shoferin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,tek Ura e Varur.

Një motorr,me targa BP 293,duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një tursite nga Nepali,që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit, E.Z,20-vjeç,janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore,janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.