Aksident në Elbasan, lëndohen 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident ka ndodhur në Elbasan paraditen e sotme. Si pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona, anëtarë të një familjeje. Njoftimi i

Mars 6, 2024 - 12:05
 0
Aksident në Elbasan, lëndohen 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident ka ndodhur në Elbasan paraditen e sotme. Si pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona, anëtarë të një familjeje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.