Aksident në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., nga Kosova,

Mars 30, 2024 - 18:50
 0
Aksident në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., nga Kosova, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. M.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar njëri prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”, konkretisht shtetasja L. D., rreth 70 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen, shtetasi A. Sh. është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet, pas kontrollit mjekësor, janë larguar në banesë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i kryer nga automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi A. Sh. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.