Aksident në Kuçovë, i riu përplas me makinë 80-vjeçarin, shoqërohet në polici
Aksident në hyrje të qytetit të Kuçovës, 20-vjeçari përplas këmbësorin 80-vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Beratit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit. Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Kuçovës. Një 20-vjeçar,duke qarkulluar me automjetin e tij tip […]
Aksident në hyrje të qytetit të Kuçovës, 20-vjeçari përplas këmbësorin 80-vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Beratit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Kuçovës. Një 20-vjeçar,duke qarkulluar me automjetin e tij tip Mercedes Benz, ka përplasur një këmbësor në hyrje të qytetit të Kuçovës. Mësohet se i moshuari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është kapur me pasqyrën e makinës dhe ka rënë në rrugë.
80-vjeçari Muharrem Ruçi është transportuar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të qytetit të Kuçovës dhe më pas drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se i moshuari ndodhet nën kundesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie të qarkullimit rrugor, për të kryer veprimet hetimore në vendngjarje. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit. 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin, shtetasi R.Z, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentin.
/a.d
What's Your Reaction?