Aksident në Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy turistë përplas Benzin

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit. Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin […]

Maj 4, 2024 - 13:20
 0
Aksident në Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy turistë përplas Benzin

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit. Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.