Aksident në Malin e Zi, autobusi plot me pasagjerë bie në humnerë, 2 viktima e dhjetëra të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Malin e Zi. Autobusi ku po udhëtonin 30 pasagjerë doli nga rruga dhe ra në humnerë në Obzovicë. Shkalla e tragjedisë do të kishte qenë shumë më e madhe nëse degët dhe shkurret e trasha nuk […]

Shtator 21, 2023 - 09:55
 0
Aksident në Malin e Zi, autobusi plot me pasagjerë bie në humnerë, 2 viktima e dhjetëra të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Malin e Zi. Autobusi ku po udhëtonin 30 pasagjerë doli nga rruga dhe ra në humnerë në Obzovicë.

Shkalla e tragjedisë do të kishte qenë shumë më e madhe nëse degët dhe shkurret e trasha nuk do ta kishin zbutur rënien dhe nuk do ta kishin ndaluar autobusin të zhytej edhe më thellë në humnerë.

Policia, ekspertët dhe prokurori ende nuk kanë zbuluar se me çfarë shpejtësie ka lëvizur autobusi. Shoferi i autobusit ishte ndër të parët që u nxor nga humnera dhe kur ekipi i mjekëve zbriti tek ai, ai u ankua tek ata se “humbi ndjenjat sepse ishte sëmurë”.

Shoferi më vonë u tha inspektorëve se ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës dhe qafës, pas së cilës në një moment ka humbur ndjenjat. Ai ka thënë se nuk e mban mend momentin e goditjes së argjinaturës dhe as të rënies në humnerë.

“Skenat ishin të tmerrshme, ulërima dhe gjak kudo. Ata që ishin të parët që u përballën me tragjedinë zbritën të parët tek ata. Disa ishin mirë, mund të ecnin, ndërsa pjesa më e madhe e pasagjerëve u plagosën rëndë”, tha një i ri nga Danilovgrad, i cili erdhi në skenën e tragjedisë menjëherë pas aksidentit.

“Dëgjova një përplasje, britmat e pasagjerëve dhe aty ramë. Unë rashë jashtë gjatë rrëzimit, nuk më kujtohet vërtet, nuk e di se si përfundova jashtë autobusit”, tha një nga të plagosurat, raporton “Vijesti“.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.