Aksident në Pogradec, automjeti përplas drejtuesin e motorit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Pogradec. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, ku si pasojë

Janar 31, 2024 - 22:00
 0
Aksident në Pogradec, automjeti përplas drejtuesin e motorit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Pogradec.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i këtij të fundit.

“Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.

Policia ka shënuar  drejtuesin e automjetit “Benz”, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.