Aksident në Pogradec/ Benz-i përplaset me Audi-n, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marten ënë aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.   Policia në një njoftim për media bën me

Gusht 29, 2023 - 23:03
 0
Aksident në Pogradec/ Benz-i përplaset me Audi-n, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marten ënë aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.

 

Policia në një njoftim për media bën me dije se nga përplasja e Benz-it me Audi-n janë plagosur tre persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere.

 

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 29.08.2023, rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

 

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja M. D., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.