Aksident në Qaf Buall – Krastë/ Plagosen 4 minatorë teksa po shkonin në punë, transportohen me urgjencë tek Trauma

Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të

Shtator 7, 2023 - 10:39
 0
Aksident në Qaf Buall – Krastë/ Plagosen 4 minatorë teksa po shkonin në punë, transportohen me urgjencë tek Trauma

Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.

 

Mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

 

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.