Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, nënë e bir përfundojnë në spital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat. Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes

Mars 7, 2024 - 20:25
 0
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, nënë e bir përfundojnë në spital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes shtetasi me iniciale  K.B 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ndodhi  në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe. Mjeti i tonazhit te rëndë ndaloi në rrugë dhe  Benzi përplaset nga pas tij.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma, frenoi ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen. Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.