Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 18-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Aksidenti i rëndë automobilistik u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka [...]Read More...

Nëntor 24, 2023 - 13:45
 0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Aksidenti i rëndë automobilistik u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 19-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i njohur.

Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19-vjeçarja që ndërroi jetë. Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.

Sipas raportimeve kushërira asaj me tre miqtë të tyre kishin shkuar ta merrnin nga puna.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.