Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë. Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje. Policia rrugore e […]

Janar 2, 2024 - 20:06
 0
Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.

Policia rrugore e mbërritur në vendngjarje ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.