Aksident tragjik në Itali, vdes 40-vjeçari shqiptar, la pas dy fëmijë të mitur
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se Edmond Zero ishte duke
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali.
Mediet italiane bëjnë me dije se Edmond Zero ishte duke shkuar në punë mëngjesin e sotmë, kur ka ndodhur aksidenti.
40-vjeçari ndodhej në furgon së bashku me një shqiptar tjetër, kur u përplasën me një makinë Volkswagen Q5.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes nuk mund të bëhej asgjë për Edmond Zeron.
Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç./vizionplis.tv
What's Your Reaction?