Aksident tragjik, të paktën 12 të vdekur nga rrëzimi i autobusit dhe 19 të plagosur

Një aksident tragjik i ndodhur në provincën e Anadollit Qendror të rrethit Sorgun të Yozgatit ka lënë të vdekur 12 persona dhe 19 të plagosur, sipas raporteve paraprake. Incidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, kur një autobus pasagjerësh që transportonte 31 persona nga provinca e Sivas për në Stamboll doli nga rruga dhe u rrëzua […]

Gusht 21, 2023 - 18:47
 0
Aksident tragjik, të paktën 12 të vdekur nga rrëzimi i autobusit dhe 19 të plagosur

Një aksident tragjik i ndodhur në provincën e Anadollit Qendror të rrethit Sorgun të Yozgatit ka lënë të vdekur 12 persona dhe 19 të plagosur, sipas raporteve paraprake.

Incidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, kur një autobus pasagjerësh që transportonte 31 persona nga provinca e Sivas për në Stamboll doli nga rruga dhe u rrëzua në një luginë pranë një fabrike sheqeri në dalje të distriktit.

Autoritetet lokale dërguan ekipe shëndetësore, policore, xhandarmërie dhe shpëtimi për të ofruar ndihmë. 11 pasagjerë humbën jetën nga përplasja, ndërsa një i plagosur humbi jetën në spital.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet i panjohur, por zyrtarët kanë treguar se hetimet paraprake tregojnë për neglizhencën e mundshme të shoferit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.