Aksidenti/ Dy makina ‘kokë më kokë’ në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur! Kryqëzimi i Savrës, ‘njollë e zezë’…!

Kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnje-Fier vazhdon të prodhojë aksidente. Mesditën e sotme, rreth orës 14:00 në një aksident ku janë përfshirë dy automjete, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po marrin ndihmë mjekësore. Në aksident janë përfshirë një mjet tip Peugeot dhe një mjet […]

Tetor 13, 2023 - 17:40
 0
Aksidenti/ Dy makina ‘kokë më kokë’ në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur! Kryqëzimi i Savrës, ‘njollë e zezë’…!

Kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnje-Fier vazhdon të prodhojë aksidente. Mesditën e sotme, rreth orës 14:00 në një aksident ku janë përfshirë dy automjete, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Peugeot dhe një mjet tip Volksëagen Golf. Shoferi i Golfit në tentativë parakalimi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes të trafikndarëseve të hekurta. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili pason disa aksidente të tjera edhe me humbje jete.

Fatmirësisht sot nuk pati fatalitete por vetëm të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Ky kryqëzim është dhe do të mbetet një “njollë e zezë” në autostradën Lushnje-Fier pasi mungon nënkalimi apo mbikalimi i mjeteve dhe drejtuesve shpesh herë u mbetet të përcaktojnë vetë përparësinë e lëvizjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.