Aksidenti i frikshëm/ Fuoristrada përplaset disa herë në afërsi të Rrëshenit, shpëton mrekullisht familja

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip Fuoristradë me të cilën lëviznin 3 pjesëtarë të një familjeje është përplasur disa herë. Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre që ndodheshin në këtë makinë kanë shpëtuar pa dëmtime të […]

Maj 14, 2024 - 20:40
 0
Aksidenti i frikshëm/ Fuoristrada përplaset disa herë në afërsi të Rrëshenit, shpëton mrekullisht familja

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip Fuoristradë me të cilën lëviznin 3 pjesëtarë të një familjeje është përplasur disa herë.

Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre që ndodheshin në këtë makinë kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Mirditës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.