Aksidenti i rëndë rrugor i merr jetën 2 të rinjve në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Aridhë të Greqisë. Bilanci tragjik i aksidentit është 2 viktima dhe një

Mars 13, 2024 - 10:25
 0
Aksidenti i rëndë rrugor i merr jetën 2 të rinjve në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Aridhë të Greqisë. Bilanci tragjik i aksidentit është 2 viktima dhe një i lënduar.

Siç raportojnë mediat greke viktimat dhe i lënduari janë të moshave 20 dhe 21 vjeç. Viktimat ishin pasagjerë në makinë, ndërsa i lënduari ishte drejtues i mjetit. Mësohet se i lënduari është në gjendje të rëndë shëndetëosre.

Aksidienti ndodhi kur për shkaqe ende të paditura, shoferi i mjetit humbi kontrollin, e për rrjedhojë makina u përplas në barrierat anësore të rrugës që ishin prej betoni.

Aksidenti i rëndë ka tronditur komunitetin në Greqi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionnplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.