Aksidenti në Belsh, nëna dhe një nga vajzat binjake në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Dragot në Belsh. Si pasojë u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje,mes tyre

Shkurt 11, 2024 - 19:26
 0
Aksidenti në Belsh, nëna dhe një nga vajzat binjake në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Dragot në Belsh. Si pasojë u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje,mes tyre dhe dy vajza binjake 8-vjeçe.

Makina që drejtohej nga nëna e vajzave shkau dhe doli nga rruga,duke u përmbysur më pas në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.

Të plagosurit u nxorrën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.

Burimet zyrtare spitalore bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.

Tē njëjtat burime konfirmojnë se të plagosurit po mbahen nën monitorim, ndërkohë që po u bëhet edhe skaneri për të parë se çfarë dëmtimesh kanë pësuar në kokë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.