Aksidenti në Shkodër/ Policia nxjerr nga makina pas disa minutash 27-vjeçaren, pamje të rënda nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të diele  në afërsi të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit

Dhjetor 3, 2023 - 18:36
 0
Aksidenti në Shkodër/ Policia nxjerr nga makina pas disa minutash 27-vjeçaren, pamje të rënda nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të diele  në afërsi të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit të dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesja e mjetit ka mbetur e bllokuar në makinë për disa minuta. Me shumë vështirësi ajo është nxjerrë jashte nga shërbimet zjarrfike dhe është dërguar në spital.

 

Së bashku me të kanë qenë dhe dy 21-vjeçare të cilat ndonse janë nxjerrë menjëherë nga mjeti kanë marrë plagë të lehta.

 

Fatmirësisht të treja vajzat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.