Aksidenti tragjik: Makineria i pret kokën 54-vjeçarit shqiptar, babai i dy fëmijëve ishte duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti horror në vendin e punës. Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike. Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, […]

Tetor 23, 2023 - 18:35
 0
Aksidenti tragjik: Makineria i pret kokën 54-vjeçarit shqiptar, babai i dy fëmijëve ishte duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti horror në vendin e punës.

Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike. Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Stacionin e Policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.