Aksidenti tragjik në Durrës: U përplas nga një makinë, vdes drejtuesi i biçikletës! Shoferi shpallet në kërkim

Ka humbur jetën si pasojë e perplasjes se shumefishte në Durrës, biçiklisti, i cili u mor para nga një automjet. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe po vijon puna për kapjen e tij. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i […]

Maj 3, 2024 - 19:25
 0
Aksidenti tragjik në Durrës: U përplas nga një makinë, vdes drejtuesi i biçikletës! Shoferi shpallet në kërkim

Ka humbur jetën si pasojë e perplasjes se shumefishte në Durrës, biçiklisti, i cili u mor para nga një automjet.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin dhe një biçiklist shtetasin.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.