Aksidenti tragjik në Tepelenë, mësohet identiteti i 4 personave që ndërruan jetë

Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Tepelenë, ku 4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën. Raportohet se viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj. Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë, që pasi […]

Mars 18, 2024 - 08:35
 0
Aksidenti tragjik në Tepelenë, mësohet identiteti i 4 personave që ndërruan jetë

Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Tepelenë, ku 4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.

Raportohet se viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj.

Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë, që pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës, u nisën drejt Traumës në Tiranë.

Në këtë aksident tragjik u përfshinë 3 automjete.

Makina tip Benz mendohet se humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë dhe përplasi makinën Toyota që udhëtonte në korsin tjetër, kurse BMW-ja goditi nga pas Toyotën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.