Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve 11 turistë britanikë pasi një autobus i hapur është përmbysur. “Daily Mail” shkruan se një turist 53-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Një dëshmitar ka thënë se autobusi është përplasur fillimisht me një tjetër automjet […]

Maj 3, 2024 - 14:40
 0
Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve 11 turistë britanikë pasi një autobus i hapur është përmbysur.

“Daily Mail” shkruan se një turist 53-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Një dëshmitar ka thënë se autobusi është përplasur fillimisht me një tjetër automjet dhe më pas është përmbysur, ndërsa pasagjerët kanë “fluturuar” në ajër.

Sipas medias turke të IHA, të dyja automjetet ishin duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe është fat që nuk ka pasur viktima. Policia turke ka nisur hetimet për aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.