Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, pasagjeri përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë,

Maj 3, 2024 - 09:25
 0
Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, pasagjeri përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.