Aksidentoi anëtarët e një familjeje, policia arreston 44-vjeçarin

Ka rënë në pranga 44-vjeçari që aksidentoi 4 anëtarët e një familjeje në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”. “Në vijim të veprimeve të thelluara

Prill 13, 2024 - 18:30
 0
Aksidentoi anëtarët e një familjeje, policia arreston 44-vjeçarin

Ka rënë në pranga 44-vjeçari që aksidentoi 4 anëtarët e një familjeje në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

44 vjeçari, banues në Peshkopi, që shkaktoi aksidentin fillimisht është larguar nga venngjarja.

Sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.