Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

Ka rënë në prangat e Policisë, 35-vjeccari Etjon Lazri, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim. Mësohet se ai ka aksidentuar për vdekje dy persona dhe ishte arratisur. Fal një operacioni, blutë kanë siguruar vendodhjen e Lazrit dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij. Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë […]

Gusht 15, 2023 - 15:33
 0
Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

Ka rënë në prangat e Policisë, 35-vjeccari Etjon Lazri, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim. Mësohet se ai ka aksidentuar për vdekje dy persona dhe ishte arratisur.

Fal një operacioni, blutë kanë siguruar vendodhjen e Lazrit dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.