Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 10 vjet më vonë 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është ndaluar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar

Prill 23, 2024 - 11:00
 0
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 10 vjet më vonë 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është ndaluar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.