Aksioni blic me urdhër të SPAK, në “listën e zezë” edhe të fortët e bandës së Durrësit

Detaje të reja dalin nga mega operacioni i SPAK, i cili nisi mëngjesin e kësaj të premteje në disa qytete të Shqipërisë. Vizion

Maj 17, 2024 - 10:50
 0
Aksioni blic me urdhër të SPAK, në “listën e zezë” edhe të fortët e bandës së  Durrësit

Detaje të reja dalin nga mega operacioni i SPAK, i cili nisi mëngjesin e kësaj të premteje në disa qytete të Shqipërisë.

Vizion Plus raportoi më herët se SPAK ka lëshuar rreth 50 urdhër arreste për persona të njohur të botës së krimit.

Esido Barkaj bën me dije se në listën e masave  të SPAK janë Plaurent Devishaj dhe Endri Dokle.

Endrit Dokles dhe Plaurent Dervishaj iu komunikua masa  në qeli.

Kush është Plaurent Dervishaj

Playrent Dervishaj është anëtari i bandës së Durrësit. Ai është në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit. Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut.

Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit.

Kush është Endrit Dokle

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

lajm ne perditesim

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.