Aksioni/ Holanda sekuestron sasi rekord kokaine me vlerë 600 milionë euro. Vinte nga Ekuadori, në kuti bananesh

Autoritetet doganore në Roterdam kanë konfiskuar më shumë se 8 mijë kilogramë kokainë me vlerë 600 milionë euro. Sipas prokurorëve ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Holandë. Asnjë arrestim nuk është bërë ende, pasi kjo u mbajt sekret për shkak se hetimet vijojnë ende. Prokurorët thanë se kokaina u zbulua më 13 […]

Gusht 10, 2023 - 20:10
 0
Aksioni/ Holanda sekuestron sasi rekord kokaine me vlerë 600 milionë euro. Vinte nga Ekuadori, në kuti bananesh

Autoritetet doganore në Roterdam kanë konfiskuar më shumë se 8 mijë kilogramë kokainë me vlerë 600 milionë euro. Sipas prokurorëve ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Holandë.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende, pasi kjo u mbajt sekret për shkak se hetimet vijojnë ende.

Prokurorët thanë se kokaina u zbulua më 13 korrik e cila ishte e fshehur në një kuti bananesh nga Ekuadori.

Njoftimi u bë një ditë pasi një kandidat presidencial i njohur foli kundër karteleve të drogës dhe korrupsionit në kombin e Amerikës së Jugut, duke u qëlluar për vdekje në një tubim politik.

Tregtia e kokainës në Evropë gjithashtu po nxit dhunën dhe korrupsionin në kontinent, tha agjencia e Bashkimit Evropian që monitoron drogën dhe varësinë në raportin e saj vjetor në qershor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.